Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me procesimin e votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Deri më tani janë numëruar saktësisht 55.16% e votave, që i korrespondon 1,378 vendvotimeve të procesuara nga 2,498 sa janë në total në nivel vendi.
Në pesëshen e parë më të votuar janë rreshtuar: Albulena Haxhiu me 59,591 vota dhe Hekuran Murati me 51,738 vota. Ndërkaq Donika Gërvalla-Schwarz mbyll 5-shen me 48,061 vota.
Në listën e dhjetë më të votuarve deri në këtë fazë të numërimit bëjnë pjesë edhe figura të tjera të njohura ministrore dhe deputetë aktualë të partisë në pushtet.
Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e plota për TOP 10 kandidatët e VV-së:
Albin Kurti – 130,818 vota
Glauk Konjufca – 102,908 vota
Albulena Haxhiu – 59,591 vota
Hekuran Murati – 51,738 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 48,061 vota
Xhelal Sveçla – 39,046 vota
Avni Dehari – 35,582 vota
Mimoza Kusari-Lila – 33,403 vota
Hajrulla Çeku – 32,995 vota
Ejup Maqedonci – 29,330 vota
