DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, reagon Brukseli: Glorifikimi i kriminelëve s’ka vend në BE

28 Gusht 2026
A A
N1 e mban për fjalësh Vuçiqin, nuk i del paralajmërimi për Kosovën që e bëri pas njohjes nga Siria
Share on Facebook

Komisioni Evropian deklaroi të premten se u takon autoriteteve të Serbisë të përcaktojnë se çfarë roli do të kenë në varrimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, por theksoi gjithashtu se glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në Bashkimin Evropian dhe as në vendet kandidate për anëtarësim.

Bashkimi Evropian, lidhur me vdekjen e Mlladiqit, deklaroi se ai ishte kriminel lufte, i cili po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë.

“Komisioni Evropian konsideron se çdo glorifikim i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe se për të nuk ka vend as në BE dhe as në vendet kandidate për anëtarësim në BE”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë

Bashkimi Evropian vuri në dukje përgjegjësinë e institucioneve serbe lidhur me varrimin e Mlladiqit, i cili ndërroi jetë të enjten në Hagë.

“Nëse Ratko Mlladiq varroset në Serbi, u takon autoriteteve serbe të përcaktojnë rolin e mundshëm që mund të kenë në organizimin ose në vetë varrimin e Ratko Mlladiqit”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Sipas njoftimeve, Mlladiqi pritet të varroset në Serbi. Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, deklaroi po atë ditë se ai do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Një qëndrim më i moderuar lidhur me këtë çështje u shpreh nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili më 28 gusht deklaroi se Mlladiqi do të varroset aty ku të dëshirojë familja dhe se autoritetet serbe aktualisht nuk kanë asnjë informacion lidhur me këtë.

“Nëse familja dëshiron që Mlladiqi të varroset në Serbi, ne do të ndihmojmë që kjo të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të përshtatshme, sepse jemi njerëz të civilizuar”, deklaroi Vuçiq.

Vdekja e Ratko Mlladiqit edhe një herë e ka ndarë rajonin. Reagimet ndaj vdekjes së tij variojnë nga kujtimi i viktimave të tij dhe mesazhet se vdekja nuk i fshin krimet, deri te glorifikimi i tij.

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Serbe, Ratko Mlladiq, u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata në Hagë, pasi u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen dhe dëbimin me forcë të popullsisë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Për vite me radhë, ai ishte ndër personat më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ratko Mlladiqi qëndroi në arrati për gati 16 vjet, pasi Tribunali i Hagës e akuzoi në vitin 1995. Ai u arrestua më 26 maj 2011 në fshatin Lazarevë, pranë Zrenjaninit, në Serbi, në një operacion të shërbimeve serbe të sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 699)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 058)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (413)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com