DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla: Ne kemi ofruar alternativa, por jo pazare – opozita po e mban peng konstituimin e Kuvendit

3 Maj 2025
A A
Gërvalla: Ne kemi ofruar alternativa, por jo pazare – opozita po e mban peng konstituimin e Kuvendit
Share on Facebook

Deputetja e zgjedhur nga Lista Guxo, Donika Gërvalla, ka kritikuar opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur këtë një situatë të papranueshme që po shkakton irritim tek qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se koalicioni i saj nuk synon zgjedhje të reja, por nuk do t’i shmanget atyre nëse janë të pashmangshme. “Presim që të hënën të fitojë arsyeja dhe të mos vazhdohet me bllokadë. Ne kemi ofruar alternativa, por jo pazare – sepse pazaret nuk sjellin zhbllokim,” u shpreh Gërvalla.

“Sot patëm edhe një përpjekje për të vazhduar dhe për të thyer bllokadën e pakuptimtë të institucioneve, duke filluar me konstituimin e Kuvendit. Kjo bllokadë është e papranueshme dhe irritimi që ka shkaktuar duhet të merret parasysh; opozita nuk duhet t’ua mohojë votën deputetëve të saj. Kjo mungesë besimi tregon se vullneti për të bllokuar proceset po shtyhet nga motive të tjera. Nuk e di çfarë imagjinon opozita në ditët e saj të mira për të dalë nga kjo situatë.

Ne nuk i synojmë zgjedhjet e reja, por nuk do t’u shmangemi atyre nëse janë të pashmangshme. Megjithatë, nuk dëshirojmë ta detyrojmë qytetarin të rikthehet sërish tek kutia e votimit. Presim që në seancën e së hënës të fitojë arsyeja dhe të mos vazhdojë bllokada. Ne kemi ofruar alternativa në vazhdimësi; çfarë nuk kemi ofruar janë pazaret. Pazaret nuk çojnë në zhbllokim, sepse koalicioni nuk është i gatshëm të bëjë pazare në kurriz të formimit të institucioneve,” ka shtuar Gërvalla.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 097)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com