Kryetarja e Listës Guxo dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën të papranueshme dhe të dëmshme për vendin.
“Sot ishim dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës. Kjo qasje duhet të ndalet menjëherë. Nuk jemi në proces zgjedhjeje të qeverisë, por në konstituimin e Kuvendit,” tha Gërvalla. Ajo u bëri thirrje deputetëve të opozitës të tregojnë përgjegjësi dhe të ndihmojnë në kapërcimin e ngërçit politik, duke theksuar se qytetarët nuk e meritojnë këtë bllokadë të zgjatur.
Ai që voton për, asnjëherë nuk është bllokues i një procesi. Nuk mund t’ja shtroni këtë pyetj atyre që e cojnë dorën në cdo seancë. Të mos marrësh pjesë në votim, e shkel kushtetutën. Le të votojnë kundër. Dëshira e tyre është për të bllokuar procesin dhe për ta vendosur Kosovën si një shtet të paaftë.
“Sot fatkeqësisht ishim dëshmitarë të vazhdimit të bllokadës, kjo situatë është e papranueshme, është situatë që kërkon zgjidhje të menjëhershme, kërkojmë reagim racional nga deputetët e opozitës që bllokojnë Kuvendin. Mua nuk më mbetet tjetër vetëm të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet, beteja politike nuk bëhet për një temë që është e vetëkuptueshme. Natyrisht që dëmton imazhin e vendit, nuk jemi në zgjedhjen e qeverisë por konstituimin e Kuvendit. Nuk jemi në fazën e votimit tek një person, çështja kemi 10 seanca, çështja nuk është për votim të përvetësuar por për votim të fshehtë. Duke pasur parasysh përgjegjësinë që kemi, është shumë e rëndësishme që përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit nuk është vetëm e atij që dëshiron ta formojë qeverinë por është përgjegjësi e të gjithëve në Kuvend. Nuk e meritojnë qytetarët këtë bllokadë të gjatë. Dëshira nuk është për të na sfiduar por për të bllokuar,” shtoi ajo.
