DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gërvalla: PDK-ja në opozitë, me LDK-në partneritet, me Nismën s’kemi pazare

23 Maj 2025
A A
Gërvalla nuk tregon nëse Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se përjashtojnë mundësinë për koalicion qeverisës me PDK-në, por tha se me LDK-në mund të bëjnë një partneritet.

Ajo ka thënë në “Interaktiv” se PDK-ja duhet të qëndrojë në opozitë edhe për katër vjet “pasi intensiteti i keqpërdorimit të mekanizmave ka qenë ekstrem”.

“Vizioni ynë që të kemi maksimum për realizim të reformave s’ka qenë i dëshiruar nga qytetari, prandaj duhesh të gjesh partner. Nëse PDK-në e përjashtojmë nga partneriteti, dhe unë jam e bindur që duhet të përjashtohet…Prapë se prapë, PDK-ja s’duhet të vijë në pushtet edhe për katër vjet. Ata duhet të qëndrojnë edhe katër vjet pasi intensiteti i keqpërdorimit të mekanizmave ka qenë ekstrem”, ka thënë ajo.

Gërvalla shtoi se vullneti i sovranit është që VV-ja të bëjë një partneritet.

“Nuk është martesë dashurie me LDK-në”, ka shtuar ajo.

E tek ka komentuar diskutimet me Nismën Socialdemokrate, Gërvalla ka thënë se s’po bëhen pazare, tek shtoi se kjo parti nuk mund ta kërkojë postin e kryeparlamentarit me tre deputetë.

“Me z.Limaj kemi diskutuar për një qasje parimore dhe një bashkëpunim parimor edhe me z.Limaj, që do të thotë se s’kemi diskutuar asnjëherë për pazare, por për bashkëpunim parimor të bazuar në parime që s’i shkelim as me LDK-në…

Një parti me 3 deputetë s’mund të kërkojë kryetar Kuvendi. Kjo është qasje parimore. Kryetari i Kuvendit më mirë sesa në duart e gruas më të votuar të vendit nuk ka”, ka thënë Gërvalla. /Koha/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com