Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Gjakovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
