DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra turisti portugez në Ksamil

23 Gusht 2026
A A
Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra turisti portugez në Ksamil
Share on Facebook

Policia e Sarandës ka gjetur thikën e dyshuar se është përdorur në vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Sipas A2 CNN, thika u gjet e hedhur në një zonë me shkurre, në një rrugë rurale në periferi të Ksamilit, pas dëshmisë së DJ-it të lokalit “Principote”, ku ndodhi ngjarja.

Sipas raportimit, kjo dyshohet të ketë qenë pika e fundit ku DJ-ja ka lënë Sokrat Vatën. Pas daljes nga automjeti, Vata dyshohet se e ka hedhur thikën në ferra dhe më pas është larguar me vrap.

20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur për pushime në Ksamil, humbi jetën në orët e para të së martës pas një konflikti ku dyshohet se u përdorën mjete prerëse.

Dy ditë më parë, Gjykata e Sarandës, pas një seance që zgjati rreth 10 orë, caktoi masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar lidhur me rastin.

Për Sokrat Vatën është caktuar masa “arrest në burg”. E njëjta masë është vendosur edhe për dy shtetasit turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan të largohej.

Ndërkohë, për Ildi Cekanin, Serxhi Selimin dhe Ervis Buncin, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe të përfshirë në konflikt, është caktuar “arrest në burg” për 45 ditë.

Për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur”.

Sipas raportimeve, Sokrat Vata u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen.

Ai ka deklaruar se konflikti nisi për shkak të zhurmës së turistëve francezë në lokal dhe ka pretenduar se ata e kishin sulmuar të parët fizikisht.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 692)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 795)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (410)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com