DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Dobra: U zëvendësuan shtatë shtretër

14 Korrik 2026
A A
Gjendja në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, Dobra: U zëvendësuan shtatë shtretër
Share on Facebook

Drejtori i Shërbimeve Tekniko-Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fisnik Dobra, ka deklaruar se ka nisur zëvendësimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë, në kuadër të një projekti për modernizimin e infrastrukturës dhe furnizimin me inventar medicinal.

Sot është bërë ndërrimi i disa shtretërve të cilët kanë qenë të dëmtuar. Janë ndërruar me shtretër të rinj, ju e patë edhe vetë, ishit dëshmitarë të ndryshimeve që janë bërë. Desha t’ju njoftoj se ky është vetëm fillimi i një projekti, nga një kontratë që është lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit e 10 qershorit, për modernizimin e infrastrukturës. Këtu konkretisht bëhet fjalë për furnizim me inventar për klinikat, inventar medicinal”, deklaroi Dobra.

Ai bëri të ditur se deri në fund të kësaj jave priten planifikimet nga të gjitha klinikat për nevojat me inventar të ri, në kuadër të një kontrate që përfshin 51 artikuj.

Deri të premten e kësaj jave, i presim të dhënat nga klinikat me planifikimet për inventar të ri, për shtretër dhe të tjera, nga një kontratë me 51 artikuj. Pastaj do të mblidhen të gjitha ato të dhëna, do të strukturohen dhe do të bëhet kërkesa për furnizime. Besojmë që për një periudhë shumë të shkurtër, shumë të shpejtë, do të bëhen furnizimet sipas kontratës që është lidhur nga AQP-ja”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë ditës së sotme janë zëvendësuar shtatë shtretër, ndërsa pritet të ndërrohet edhe një tjetër.

Sot janë ndërruar shtatë shtretër. Besojmë që gjatë ditës bëhet edhe ndërrimi i një shtrati, domethënë janë tetë shtretër gjithsej”, tha ai.

Dobra njoftoi gjithashtu se në Klinikën e Pediatrisë kanë përfunduar renovimet e disa nyjeve sanitare në një pjesë të repartit, ndërsa së shpejti do të nisë edhe renovimi i pjesës tjetër.

Në Klinikën e Pediatrisë, para jo shumë ditëve, para disa javëve, janë rinovuar disa banjo ose disa nyje sanitare. Ato janë ndërruar në pjesën matanë të reparteve të tjera. Tani, shumë shpejt, do të fillojë edhe rinovimi i nyjeve sanitare në pjesën këtej, për të cilat ju po aludoni. Pra, besojmë që shpejt do të bëhet realizimi i rinovimit”, ka shtuar Dobra.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 623)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 033)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (366)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com