Me fillimin e sezonit veror, në pikat kufitare të Kosovës ka nisur të rritet gradualisht numri i automjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendi.
Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra për Menaxhimin Kufitar, deri në orët e para të mëngjesit pritjet në të gjitha pikat kufitare kanë qenë të shkurtra dhe nuk kanë kaluar 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova.
Autoritetet përgjegjëse nuk kanë raportuar kolona apo bllokime në kufi, duke vlerësuar se situata mbetet e qetë dhe e menaxhueshme.
Megjithatë, pritet që fluksi i automjeteve të rritet në ditët në vijim për shkak të ardhjes së mërgimtarëve për pushimet verore, çka mund të sjellë edhe ngarkesa më të mëdha në disa pika kufitare.

