DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjeneralmajori i KFOR-it takon presidenten Osmani: Shpresë për zhbllokim politik dhe theksim i sigurisë rajonale

19 Maj 2025
A A
Gjeneralmajori i KFOR-it takon presidenten Osmani: Shpresë për zhbllokim politik dhe theksim i sigurisë rajonale
Share on Facebook

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë. Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëveprimeve të rregullta të Barduanit me përfaqësuesit institucionalë në Kosovë dhe në rajon.

Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale në vend dhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës. Gjenerali Barduani shprehu shpresën për një zhbllokim të shpejtë të krizës aktuale politike, në mënyrë që të përqendrohet vëmendja në sfidat urgjente të sigurisë në rajon.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe theksoi nevojën për komunikim dhe koordinim të rregullt për të garantuar një ambient të sigurt dhe stabil në vend.

KFOR-i mbetet i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes në çdo kohë. Misioni vazhdon të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse të sigurisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 378)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com