DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjini: Bllokada dëshmoi se qëndrimi i Aleancës për Kushtetutën është plotësisht i drejtë

9 Shtator 2026
A A
Gjini: Bllokada dëshmoi se qëndrimi i Aleancës për Kushtetutën është plotësisht i drejtë
Share on Facebook

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se bllokada institucionale dhe seanca e sotme dëshmuan se qëndrimi i Aleancës për të mos u bërë pjesë e shkeljeve të Kushtetutës është plotësisht i drejtë.

Gjini ka deklaruar se Aleanca mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj dhe se po vazhdon koordinimin me strukturat e partisë dhe qytetarët në terren.

“Bllokada që partia e parë e dalë nga zgjedhjet po i bën shtetit, dhe seanca e sotme dëshmuan më së miri se qëndrimi ynë për të mos u bërë pjesë e këtyre shkeljeve të vazhdueshme të Kushtetutës është plotësisht i drejtë”, ka shkruar Gjini.

Ai ka bërë të ditur se për zhvillimet e fundit është diskutuar edhe në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Drejtorëve.

“Si Aleancë, jemi plotësisht të palëkundur në qëndrimet tona, që nga dita e parë kur dolëm me ofertën tonë për qytetarët”, ka theksuar ai.

Në kuadër të këtij takimi, sipas Gjinit, është marrë vendim që Sekretari i Përgjithshëm, Avni Arifi, të caktohet edhe në rolin e Koordinatorit, me përgjegjësi për udhëheqjen e takimeve të rregullta strukturore.

Sipas Gjinit, qëllimi i këtij koordinimi është shkëmbimi i përvojave dhe jetësimi i politikave të reja zhvillimore të Aleancës.

Ndërkohë, ai ka thënë se, krahas takimeve me strukturat partiake, Aleanca po vazhdon angazhimin e përditshëm në terren përmes takimeve me qytetarët, me synim prezantimin e qëndrimeve të saj për zhvillimet aktuale në vend.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 715)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com