Policia ka arrestuar një person në Podujevë, pasi ai ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri.
Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 17 fishekë, njoftoi policia.
Pas intervistimit në polici, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
