DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjuriq: SHBA ka suspenduar dialogun me Kosovën për shkak të pozitës së serbëve në Kosovë

2 Dhjetor 2025
A A
Gjuriq: Me ndalimin e “Vodovod Ibarit” goditje për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
Share on Facebook

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që administrata amerikane e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, “kryesisht për shkak të pozitës së serbëve në Kosovë”.

Gjuriq, në një deklaratë për RTS nga Uashingtoni, ka pretenduar se “një nga temat kyçe të bisedimeve” të tij në SHBA është edhe pozita e serbëve në Kosovë.

“Një nga temat kyçe është Kosova dhe është e rëndësishme që administrata amerikane ka pezulluar dialogun strategjik me Prishtinën, pikërisht në masë të madhe për shkak të pozitës së serbëve në Kosovë. Kjo është edhe rezultat i arsyetimit të pozitës së serbëve në Kosovë gjatë një periudhe të gjatë”, ka thënë Gjuriqi.

Ai ka thënë se tema e takimeve të tij është edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, respektivisht situata në lidhje me NIS-in.

“Do të kërkojmë mbështetje dhe mirëkuptim për pozicionin serb, sepse, siç thonë ata, kemi një rast shumë të fortë që të mos jemi viktimë e sanksioneve të epokës së administratës Biden”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com