DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata del me njoftim pasi i dënoi me burgim Arlind Manxhukën, Egzon Azemin dhe dy tjerë

14 Prill 2026
A A
Një muaj paraburgim për katër serbët e arrestuar në Skenderaj për krime lufte
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve, zëdhënësit të Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetit të VV-së Egzon Azemi për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit nga neni 141 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të akuzuarve Q.E. dhe E.Z. për veprën penale Kanosja nga neni 181 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi janë shpallë fajtor dhe “janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ndërsa, “të akuzuarit Q.E. dhe E.Z. janë shpallë fajtor dhe janë dënuar secili me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajsh, për veprën penale Kanosja”.

Dënimi sipas këtij aktgjykimi do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të akuzuarit janë obliguar të paguajnë secili nga 200 (dyqind) euro në emër të shpenzimeve të procedurës penale, si dhe nga 100 (njëqind) euro secili në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se “të dëmtuarit janë udhëzuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 521)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 425)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com