DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

​Gjykata Kushtetuese: Avni Dehari tejkaloi kompetencat formale e solemne të seancës konstituive

18 Gusht 2025
A A
​Gjykata Kushtetuese: Avni Dehari tejkaloi kompetencat formale e solemne të seancës konstituive
Share on Facebook

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e plotë për ngërçin politik vlerëson se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari nga 27 qershor deri më 26 korrik të këtij viti, ka tejkaluar kompetencat formale dhe solemne me rendin e ditës të seancës.

“Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, thuhet në nenin 126 të aktgjykimit të Kushtetueses.

Sipas po këtij aktgjykimi “Gjykata thekson se cilitdo apo cilësdo që i takon nderi për të kryesuar Seancën Konstituive, njëkohësisht i takon edhe detyrimi që në përputhje me Kreun IV të Rregullores së Kuvendit dhe nenin 76 [Rregullorja e Kuvendit] të Kushtetutës të udhëheqë Seancën për konstituimin e Kuvendit në frymën e mirëbesimit, bashkëpunimit dhe bashkërendimit konstruktiv me të gjithë deputetët e zgjedhur drejt përfundimit të saj me sukses sipas 34 përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, dhe paragrafëve 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve] të Kushtetutës”, thuhet në aktgjykim, raporton KosovaPress.

Gjykata Kushtuese e Kosovës ka publikuar sot (e hënë) aktgjykimin e plotë lidhur me bllokadën në Kuvend.

Masa e përkohshme është mbajtur në fuqi deri në publikimin e aktgjykimit dhe publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka thënë se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë. Kushtetuesja tha se konstituimi duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 076)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com