DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata Themelore në Prishtinë hap procesin për rastin e 21 të dyshuarve për krime lufte – caktohet data e seancës fillestare

9 Maj 2026
A A
Gjykata Themelore në Prishtinë hap procesin për rastin e 21 të dyshuarve për krime lufte – caktohet data e seancës fillestare
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka caktuar datën e shqyrtimit fillestar për një rast të madh penal që lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur më 15 gusht 2025 dhe përfshin një listë të gjatë të të pandehurve, të cilët akuzohen për veprime të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ata ngarkohen me veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, në bazë të dispozitave të ligjit penal të ish-RSFJ-së, të cilat janë të ndërlidhura edhe me Kodin Penal aktual të Kosovës.

Gjykata ka bërë të ditur se, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, procesi pritet të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve, pasi ata nuk kanë qenë të qasshëm për organet e drejtësisë deri në ngritjen e aktakuzës.

Autoritetet kanë apeluar që personat e përfshirë të paraqiten para institucioneve të drejtësisë në Kosovë, ndërsa qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tyre të kontaktojnë Policinë e Kosovës.

Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar të mbahet më 1 korrik 2026, në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, dhe do të udhëhiqet nga trupi gjykues i kryesuar nga Medie Bytyqi.

Gjykata ka theksuar se dokumentet e rastit dhe thirrjet për seancë janë publikuar zyrtarisht, ndërsa publiku do të informohet në vijim për zhvillimet e këtij procesi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 893)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (356)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com