DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet

16 Korrik 2026
A A
Gjykata ua heq arrestin shtëpiak dy mjekëve të dyshuar për ryshfet
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dy mjekëve me inicialet V.R. dhe E.S., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se vendimi është marrë më 10 korrik 2026, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë, nuk kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ose zëvendësimin e saj me ndonjë masë tjetër.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë duke vendosur sipas detyrës zyrtare dhe në mbështetje të nenit 181, paragrafët 1 dhe 7, lidhur me nenin 188, paragrafi 1 të Kodit Nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, më 10 korrik 2026 ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve V.R. dhe E.S. u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Gjykata ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka sqaruar se nuk ka kërkuar vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi kanë pushuar kushtet ligjore për një kërkesë të tillë.

Sipas Prokurorisë, deri në këtë fazë të procedurës penale janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e nevojshëm, si dhe të pandehurit, përfshirë edhe personat ndaj të cilëve është zhvilluar procedurë për veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Megjithatë, aktakuza ende nuk është ngritur, pasi pritet të ndërmerren edhe disa veprime të nevojshme procedurale.

Prokuroria ka bërë të ditur se V.R. është duke u hetuar për gjashtë raste të dyshuara të marrjes së ryshfetit, ndërsa E.S. për tri raste.

Në përgjigjen e saj, Prokuroria ka sqaruar gjithashtu se E.S. kishte qenë edhe më parë nën masën e arrestit shtëpiak, nga 10 janari deri më 9 shkurt 2023, në kuadër të një rasti tjetër penal. Për atë rast, më 30 korrik 2024, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj tij për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e cila është në procedurë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri ishin arrestuar më 13 maj 2026 nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 628)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 129)
  • Opinione (50)
  • Showbiz (167)
  • Shpallje (1)
  • Sport (367)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com