DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin

30 Prill 2026
A A
Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
Share on Facebook

Kreu i Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka prezantuar një raport preliminar të mbikëqyrjes së punës së Dhomave të Specializuara pas shqetësimeve që ishin ngritur lidhur me procesin e gjykimit dhe aspektet e mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, shqetësime ndaj të cilave Haga kishte qëndruar e heshtur.

Qelaj ka treguar se ky raport është hartuar nga një organizatë britanike e quajtur “Bar of Human Rights Committee”, e cila është e pavarur dhe ka integritet, meqë Haga s’kishte kthyer përgjigje ndaj autoriteteve kosovare.

“Gjykata ka qëndruar e heshtur. Duke parë këtë mungesë transparence, kemi angazhuar një autoritet të pavarur për të kryer një vlerësim preliminar për shqetësimet. Përzgjedhjen e organizatës e kemi bërë duke marrë parasysh pavarësinë dhe integritetin profesional. Raporti është plotësisht i pavarur, s’kemi pasur asnjë ndërhyrje”, ka thënë Qelaj, raporton Express.

Ai në konferencë ka numëruar të gjitha gjetjet e raportit dhe shqetësimet e konfirmuara. Si gjetje të parë, Qelaj ka përmendur kufizimin e të drejtave gjatë qëndrimit në paraburgim, ku përfshihet mungesa e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimi i komunikimeve familjare dhe profesionale.

“Sa i përket paraburgimit dhe kufizimit të të drejtave gjatë qëndrimit në paraburgim, raporti evidenton shqetësime serioze për zgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimin e komunikimeve familjare dhe profesionale me mbrojtjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu raporti ngre si shqetësim mbikëqyrjen sistematike të komunikimeve. Qelaj tregon se edhe gjatë vizitës që vetë kishte zhvilluar, kishte qenë subjekt i incizimit gjatë gjithë kohës nga kamerat e vendosura.

“Raporti tregon se mbikëqyrja sistematike e komunikimeve me të cilat jam ballafaquar edhe unë, sepse në vizitën e vitit 2025 jam vëzhguar nga dy kamera që kanë incicuzar gjatë gjithë kohës, pra raporti konstaton se kjo përbën ndërhyrje në nenin 8”, ka shtuar ai.

Qelaj thotë se Raporti ngrit shqetësime serioze edhe për mungesën e mekanizmave efektiv të mbikëqyrjes demokratike dhe kontrollit institucional.

Raporti, siç tregon Qelaj, ka përmendur si shqetësim edhe diskrecionin e konsiderueshëm që ka kryetarja e Gjykatës Speciale për të emëruar panele, gjë që mund të ndikojë në perceptimin e paanshmërisë.

“Sa i përket standardit për gjykim të drejtë, raporti konstaton se kryetarja e Speciales ka diskrecion të konsiderueshëm për të formuar panele, gjë që mund të ndikojë në perceptim për paanshmërinë. Më tej raporti evidenton shqetësime për konsultimet ndër-institucionale të paraparë me rregulloret dhe mungesën e gjyqtarëve nga Kosova”, ka thënë ai tutje.

Qelaj ka përmendur edhe disa deklarime problematike që janë bërë nga ish-kryeprokurori Jack Smith lidhur me burgimin e përjetshëm dhe deklarimet nga kryetarja e Gjykatës se nëse ish-krerët e UÇK’së lirohen ata përbëjnë rrezik. Këto deklarime përbejnë shqetësime serioze për prezumimin e pafajësisë, integritetin e procesit dhe për lirimin e parakohshëm.

“Konstatimi nga kryetarja e Gjykatës se nëse lirohen këta persona paraqesin rrezik dhe duhet të mbahen në paraburgim ngre shqetësime serioze jo vetëm për prezumimin e pafajësisë por edhe për integritetin e procesit dhe lirimin e parakohshëm”, ka thënë Qelaj.

Ai ka treguar se deklarimet e Smith dhe kryetare së Speciales janë bërë në një takim të tyre me disa diplomatë, e ku s’ka qenë e ftuar fare mbrojtja.

Ai ka përmendur edhe temën e pranimit të provave nga Serbia, duke thënë se raporti ka konstatuar mungesë të transparencës serioze nga ana e Hagës.

“Lidhur me pranueshmërinë e provave nga Serbia, raporti konstaton mungesë transparence serioze, pasi kërkesat e mbrojtjes për zbulim, qasje për origjinën e materialeve mbeten pa vendim publik. Mungesa e çfarëdo vendimi publik përbën shqetësim për transparencën”, ka thënë ai duke cituar raportin.

Qelaj ka thënë se në raport, rekomandohet krijimi i një mekanizmi të pavarur të monitorimit të procesve gjyqësore.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 084)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com