DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Gjyshja ka vdekur” – vrasja në Tiranë, nipi njoftoi policinë se 68-vjeçari kishte goditur bashkëshorten

20 Shtator 2026
A A
“Gjyshja ka vdekur” – vrasja në Tiranë, nipi njoftoi policinë se 68-vjeçari kishte goditur bashkëshorten
Share on Facebook

Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me vrasjen e ndodhur të shtunën në Tiranë, ku 68-vjeçari Hysni Patushi goditi me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi.

Panorama.com raporton se ka qenë nipi 14-vjeçar që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. “Gjyshja ka vdekur”, mësohet të ketë thënë 14-vjeçari, që bashkë me të vëllain 8-vjeçar, panë momentin kur gjyshi i tyre vrau gjyshen para syve.

14-vjeçari iu tha hetuesve se Hysni Patushi e goditi bashkëshorten pas një debati të ashpër mes tyre. Pas krimit, Hysni Patushi është larguar me shpejtësi dhe 200 metra larg pallatit ka hedhur thikën,me të cilën kreu krimin.

68-vjeçari u strehua tek një i afërm i tij në Kamzë. Ishte kushëriri që lajmëroi policinë se autori i vrasjes ndodhej në banesën e tij dhe policia e vuri në pranga.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së shtunës, 19 shtator, ndërsa krimi u krye në sy të dy nipërve të mitur të çiftit dhe dhëndrit të tyre, të cilët ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Lumturie Patushi u godit me mjet prerës dhe, pavarësisht ndërhyrjes, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dy bashkëshortët kishin pasur probleme më herët.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 329)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com