Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar në emisionin “Forum” në DTV Media qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me mosvotimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gorani e cilësoi Abdixhikun si pjesë të opozitës dhe tha se deklarimet e tij aktualisht nuk kanë ndonjë peshë të madhe në kuptimin e vendimmarrjes.
Sipas Goranit, deklarimi i Abdixhikut është fokusuar kryesisht në arsyetimin e vendimit të LDK-së për të mos e mbështetur ligjin në Kuvend.
Ai tha se Abdixhiku mund të jetë duke reaguar edhe ndaj kritikave që kanë ardhur pas mosvotimit të ligjit, veçanërisht për faktin se partitë e tjera opozitare e kanë votuar atë.
“Deklarata e Abdixhikut duhet me u ba në kontekstin e justifikimit për mos-përkrahje, por edhe në kontekstin e njëfarë kritike, ndoshta gjysmë-përplasje me partitë tjera opozitare, për faktin se ato e kanë votu. Mandej mosvotimi i LDK-së është kritiku në publik dhe ai po mbrohet”, u shpreh Gorani.
Sipas tij, Abdixhiku është përballur edhe me pikëpyetje politike, fillimisht nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe deklarimi i tij duhet parë edhe në këtë kontekst.
