DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gratë sipërmarrëse përballë shtrenjtimeve: Fitimi po na shkon në energji elektrike

4 Qershor 2025
A A
Gratë sipërmarrëse përballë shtrenjtimeve: Fitimi po na shkon në energji elektrike
Share on Facebook

Gratë në sektorin e produkteve bimore dhe ushqimore po përballen me sfida të mëdha për shkak të rritjes së çmimeve, që po ndikon drejtpërdrejt në punën dhe fitimin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Havushe Bunjaku, e cila merret me përpunimin dhe mbledhjen e bimëve mjekuese dhe aromatike, tregon se këto bimë përdoren në sektorin shëndetësor, ushqimor dhe kozmetik.

“Bimet mjekësorë aromatike hyjnë në sektorin shëndetësor. Për pije e ushqim i kemi çajërat erëzat, kurse në sektorin e kozmetikës kemi kremat dhe vajërat. Për sektorin farmaceutik kemi bimë të ndryshme. Bimët mjekuese kanë efekte të ndryshme në organizëm, zakonisht për imunitet, tretje, infeksione,probleme me lëkurë… Bimët i mbledhim nëpër fusha dhe male, ne punojmë edhe dimrit. Rritja e çmimeve ndikon. Çka do që shtrenjtohet vështirësohet puna jonë”, tha Bunjaku.
Dafina Mustafa, që merret me prodhimin e qumështit, vezëve dhe mishit në fshat, tha se ka një rritje të vetëdijes ndër qytetarë për produkte bio.

Ajo vë në dukje se përpunimi i qumështit kërkon pastërti, ujë të ngrohtë dhe shumë energji elektrike.

“Për prodhimet e qumështit dhe vezë fshati ka interesim. Janë vetëdijësuar qytetarët, sepse duan t’i afrohen bios dhe ka të interesuar, sidomos për qumësht, vezë, por edhe të kecit. Me punë dhe vullnet çdo gjë vjen në vend. Por ka ndikuar shumë rritja e çmimeve të çdo produkti. Po na thonë çmimet e larta, por edhe neve po na shtrenjtohen ushqimet e kafshëve dhe ne detyrohemi ta rrisim çmimin. Kjo puna e qumështit do pastërti, ujë me ngrohje dhe të gjitha janë me rrymë elektrike”, tha ajo.

Ilmie Bytyqi, e angazhuar në kultivimin e mjedrës, luleve dhe bimëve mjekuese, tregon se interesimi dhe shitja janë të mira, por rritja e çmimeve, sidomos e energjisë elektrike e ka vështirësuar shumë punën.

” Interesimi është i madh dhe shitja është e mirë, sepse po i njohin produktet. Rritja e çmimeve po na bënë presion. Janë bërë çmimet e larta, po na shkaktojnë vështirësi edhe tek puna, por edhe te kostoja. Rritje ka shumë, kostot e larta, kemi frigoriferë ku i ruajmë mjedrat. Fitimi po na shkon në energji elektrike”, shtoi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 277)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com