DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë

19 Gusht 2026
A A
Grenell: Kriza politike u krijua nga Kurti, Perëndimi e do Thaçin të lirë
Share on Facebook

Ish-ambasadori amerikan Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke e cilësuar krizën institucionale si pasojë të veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në një intervistë ekskluzive, Grenell ka folur për ngërçin politik në Kosovë, por edhe për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Duke komentuar pamundësinë e partive politike për të krijuar institucionet e reja, Grenell ka deklaruar se kriza është “krijuar nga Albin Kurti”.

“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimit të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë”, u shpeh Grenell.

Ai ka kritikuar Kurtin edhe për mënyrën e qeverisjes, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është më i mirë në kritikimin e të tjerëve sesa në udhëheqjen e një qeverie.

“Ai qartësisht, nuk di si të qeverisë, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat sesa të udhëheqë një qeveri”, ka deklaruar Grenell.

Ndërkohë, në intervistë është diskutuar edhe procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, për të cilët Dhomat e Specializuara pritet të japin verdiktin më 16 shtator.

Grenell, i cili prej kohësh ka kërkuar publikisht lirimin e Thaçit, ka thënë se Perëndimi dëshiron që ish-presidenti të kthehet në Kosovë.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, ka deklaruar ai.

Sipas Grenellit, Thaçi do të mund të rikthehej me një qasje të re në politikë.

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Grenell ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë në kritikën ndaj Kurtit, duke pretenduar se Perëndimi nuk dëshiron të bashkëpunojë më me të.

“Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”, ka thënë Grenell.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 647)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com