DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gruda: PDK nesër pret lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

15 Shtator 2026
A A
“Kemi edhe dy ditë kohë”, Gruda tregon për mundësinë e bashkëpunimin të PDK-së me Limajn
Share on Facebook

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur se PDK nesër pret lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga të gjitha aktakuzat, sepse lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e Kosovës të nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb.

Gruda, në një konferencë për media, 18 orë para shpalljes së verdiktit final nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se Kosova pret drejtësi.

“Ne e themi sot me shpresë dhe besim: nesër duam të festojmë. Duam t’i shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugën e kthimit në Kosovë. Deri atëherë, përgjegjësia jonë është e qartë. Do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së. Do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës. Do ta mbrojmë legjitimitetin e shtetit tonë”, shtoi ai.

Gruda paralajmëroi se në rast se do të merret një vendim ndryshe, ai do të kundërshtohet me vendosmëri, me argumente dhe me të gjitha mjetet juridike e demokratike në dispozicion.“Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë u kërkojmë të njëjtën gjë që kemi kërkuar gjithmonë: drejtësi të bazuar në prova, standarde të barabarta dhe respekt për të vërtetën historike të Kosovës”, tha deputeti i PDK-së.

Duke kujtuar represionin, dhunën, dëbimet, vrasjet dhe krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës për dekada, Gruda tha se historia nuk mund të rishkruhet.

“Në vitin 1999, UÇK-ja dhe demokracitë perëndimore u gjendën bashkë në anën e drejtë të historisë. Ky partneritet dhe kjo mbështetje ndërkombëtare i dhanë fund një katastrofe humanitare dhe hapën rrugën drejt lirisë dhe shtetit të Kosovës. Prandaj, historia e Kosovës nuk duhet të rishkruhet. Dihet kush ishte agresori dhe kush ishte viktima. Dihet kush ushtroi dhunë dhe represion, kush dëboi qindra mijëra qytetarë nga shtëpitë e tyre dhe pse bota demokratike ndërhyri”, theksoi Gruda.

Ai paralajmëroi se do ta mbrojnë të vërtetën.

“Nesër presim të ketë festë. Presim që drejtësia të triumfojë dhe çlirimtarët tanë të kthehen në atdheun e tyre, pranë familjes, pranë Kosovës dhe pranë qytetarëve tanë. Ne besojmë fuqishëm në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në të njëjtën kohë, dua të jem po aq i qartë: nëse përballemi me padrejtësi, nuk do të heshtim dhe nuk do të dorëzohemi para saj. Do ta kundërshtojmë me vendosmëri, me argumente, me të gjitha mjetet juridike dhe demokratike që kemi në dispozicion. Gjatë këtyre gjashtë viteve janë ngritur shqetësime serioze për punën e Gjykatës Speciale, për mënyrën e trajtimit të disa dëshmitarëve dhe për mënyrën e zhvillimit të procesit dhe për narrativën që është krijuar rreth dhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto shqetësime janë legjitime, kanë qenë legjitime dhe meritojnë përgjigje, sepse ky proces nuk ka të bëjë vetëm me katër njerëz. Mënyra se si interpretohet lufta e Kosovës ka rëndësi për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Ai u bëri thirrje të gjithë akterëve publikë ta ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm te qytetarët.

“Ne nuk mund të pranojmë që lufta çlirimtare e Kosovës të vendoset në të njëjtin plan me politikën shtetërore të agresionit, represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb. Prandaj, edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe miqve tanë u kërkojmë u kërkojmë një gjë që gjithmonë kemi kërkuar: drejtësi të bazuar në prova, në standarde evropiane dhe në të vërtetën historike të Kosovës. Po ashtu, si PDK kemi përcjellë me shqetësim disa reagime publike të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar ankth të panevojshëm tek qytetarët e Kosovës. Në një moment të tillë, të gjithë aktorët publikë kanë përgjegjësi të tregojnë maturi dhe kujdes. Kosova jonë ka dëshmuar se di të përballet me dinjitet edhe momentet e mëdha.

Por ne themi sot me shpresë dhe besim të palëkundur: nesër duam të festojmë. Duam të shohim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të lirë dhe në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.

Deri atëherë, përgjigja jonë është e qartë: do ta mbrojmë të vërtetën për luftën e UÇK-së, do ta mbrojmë sakrificën e popullit të Kosovës për liri, do ta mbrojmë legalitetin dhe legjitimitetin e shtetit të Kosovës, dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të jemi të gatshëm të vazhdojmë betejën për drejtësi me vendosmëri të palëkundur, me argumente juridike dhe profesionale dhe me çdo mjet tjetër që ka nevojë.

Kosova ka fituar lirinë e saj me sakrificë. Shtetin e kemi ndërtuar me përkushtim dhe të vërtetën e saj dhe të historisë tonë do ta mbrojmë me dinjitet deri në fund”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 068)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (424)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com