DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gucati niset drejt Hagës me 200 mijë nënshkrime që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale

5 Maj 2026
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Share on Facebook

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se është nisur për në Hagë, jo thjesht si udhëtarë, po si bartës të amanetit dhe vullnetit të një populli.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati tha se bashkë me të është edhe bashkëluftëtari Ali Mejzinolli, në duart e të cilëve qëndron peticioni me 200 mijë nënshkrime, 200 mijë dëshmi gjallë, 200 mijë thirrje për drejtësi që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale.

Ky është njoftimi i plotë i Gucatit:

Në rrugë drejt Hagës, bashkë me mikun e bashkëluftëtarin Ali Mejzinolli, jo thjesht si udhëtarë, po si bartës të amanetit dhe vullnetit të një populli.

Në duart tona mbajmë peticionin me 200 mijë nënshkrime, 200 mijë dëshmi gjallë, 200 mijë thirrje për drejtësi që do të dorëzohen në Gjykatën Speciale. Aty, ku sot po mbahen padrejtësisht ata që nuk u thyen kurrë, krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës.

​Ky udhëtim nuk është vetëm për individët, por për mbrojtjen e pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Nuk mund të gjykohet liria. Nuk mund të pritet në pranga e vërteta e një kombi që u ngrit nga hiri për t’i dalë zot vatanit.

​200 mijë nënshkrime janë 200 mijë goditje mbi padrejtësinë.

​Liria ka emër, liria ka dëshmitarë, dhe populli i Kosovës nuk harron e as nuk dorëzohet. Drejtësia mund të vonojë, por ajo është e pashmangshme, sepse dielli nuk mbulohet me shoshë

​Me kokën lart, për historinë tonë, për shtetin tonë, për çlirimtarët tanë!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 621)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 993)
  • Opinione (49)
  • Showbiz (166)
  • Shpallje (1)
  • Sport (363)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com