Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 20 shtator 2026, ndërsa dyshohet se vjedhja ka ndodhur në periudhën 17–20 shtator.
Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në banesën e një viktime mashkull, shtetas kosovar, nga ku kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, si dhe një armë zjarri me leje.
Sipas Policisë, bashkë me armën janë vjedhur edhe dy karikatorë dhe 15 fishekë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
