Në Hajvali po ngrihet një nënstacion i ri policie, i cili do të jetë një pikë kyçe për rritjen e sigurisë publike, forcimin e rendit dhe ofrimin e një shërbimi më të shpejtë e më afër qytetarëve.
Ky nënstacion do të ndihmojë që patrullat policore të jenë më prezente, reagimi ndaj rasteve të jetë më i shpejtë dhe ndjenja e sigurisë për çdo banor të Hajvalisë të rritet ndjeshëm.
Banorët e zonës shprehen faleminderim të gjithë atyre që kontribuan dhe ndihmuan që kjo kërkesë e kahmotshme e banorëve të bëhet realitet – e posaçërisht
Imamit të Hajvalis Xheladin Fazliu.
Ky është vetëm një hap drejt një Hajvalie më të sigurt dhe më të organizuar, ku çdo familje ndihet e mbrojtur dhe e respektuar.
