Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka thënë se kanë votuar me unanimitet të plotë në Kryesi për nominimin e profesor Bekim Sejdiu për President.
Ajo tha se LDK po e dëshmon që interesi dhe stabiliteti i Kosovës janë mbi çdo interes tjetër.
“Sot, me unanimitet të plotë, votuam nominimin e profesor Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Një kandidaturë që përfaqëson integritetin, profesionalizmin dhe përvojën institucionale që i duhen vendit në një moment të rëndësishëm për stabilitetin dhe funksionimin e institucioneve. Besojmë se profesor Sejdiu, me përvojën e tij akademike, diplomatike dhe kushtetuese, do ta përfaqësojë Republikën me dinjitet, paanshmëri dhe përgjegjësi, duke qëndruar mbi ndarjet politike dhe duke mbrojtur interesin e shtetit. LDK, edhe këtë herë, dëshmon se interesi i Republikës dhe stabiliteti institucional janë mbi çdo interes tjetër”, tha ajo.
