DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator presim që drejtësia të vihet në vend

2 Korrik 2026
A A
Hamza bisedon në telefon me Thaçin: Më 16 shtator presim që drejtësia të vihet në vend
Share on Facebook

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë së cilës kanë diskutuar për Kosovën, familjet, miqtë, procesin gjyqësor në Hagë dhe pritjet e qytetarëve për rikthimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se, njëjtë si në bisedën e disa ditëve më parë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, me Thaçin kanë folur edhe për vonesat në shpalljen e aktgjykimit.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin Thaçi. Edhe me Presidentin, ashtu si me Kryetarin Veseli disa ditë më parë, folëm për Kosovën, familjet, miqtë tanë dhe, mbi të gjitha, për qytetarët që nuk kanë reshtur asnjë ditë së besuari në rikthimin e tyre”, shkroi Hamza.

Ai tha se pritja për drejtësi është rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit, por theksoi se drejtësia nuk duhet të tjetërsohet.

“Folëm edhe për pritjen e gjatë për drejtësi, një pritje e rënduar nga shtyrjet e vazhdueshme të shpalljes së aktgjykimit. Megjithatë, një gjë mbetet e qartë: drejtësia mund të vonohet, por nuk duhet të tjetërsohet”, tha ai.

Hamza bëri të ditur se gjatë bisedës ia ka përcjellë Thaçit përshëndetjet, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, duke shprehur besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend.

“Presidentit ia përcolla përshëndetjet, pritjet dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, si dhe besimin se më 16 shtator drejtësia do të vihet në vend dhe ata do të kthehen të lirë në shtëpi.”

Sipas Hamzës, edhe Thaçi ka dërguar përshëndetje për qytetarët e Kosovës, ndërsa biseda është përmbyllur me shpresën se së shpejti do të takohen në Kosovë.

“Edhe ai më kërkoi t’ua përcjell përshëndetjet e tij më të përzemërta ju të gjithëve. Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë. Dielli do të lindë përsëri!”, përfundoi Hamza.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 512)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com