DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza: Më 28 dhjetor vendoset drejtimi i Kosovës – më jepni besimin që ta rikthej stabilitetin

25 Nëntor 2025
A A
Hamza: Më 28 dhjetor vendoset drejtimi i Kosovës – më jepni besimin që ta rikthej stabilitetin
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Bedri Hamza, i është drejtuar sot qytetarëve me një video-adresim, ku ka kërkuar besimin e tyre për t’i dhënë, siç tha ai, “një drejtim të ri dhe stabil” vendit.

Në mesazhin e tij, Hamza e ka cilësuar 28 dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen politike të Kosovës, duke theksuar se me votën e tyre qytetarët do të përcaktojnë nëse vendi do të ketë një qeveri stabile apo nëse do të vazhdojë, siç u shpreh ai, me “kriza, përçarje e papërgjegjësi”.

“Qytetarë të dashur, me 28 dhjetor vota juaj do ta përcaktojë drejtimin e Kosovës. Një përgjegjësi e rëndësishme, por një mundësi e madhe për ndryshim. A do të kemi një qeveri stabile, një qeveri që na bashkon të gjithëve dhe një kryeministër qe u shërben me të vërtetë qytetarëve, apo do të vazhdojmë me të njëjtin avaz të krizave, përçarjeve e papërgjegjësisë. Unë e zgjedh të parën, prandaj sot po kërkojë besimin tuaj. Me jepni besimin që unë ta rikthejë stabilitetin në Kosovë. Me besoni që unë ta formojë një qeveri me njerëz të aftë dhe të ndershëm. Një qeveri që mban premtime dhe që i vendosë qytetarët në radhë të parë.” – u shpreh Hamza ndër të tjera.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com