DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë STOP padrejtësive, sot i themi STOP krizës

31 Maj 2026
A A
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë STOP padrejtësive, sot i themi STOP krizës
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sonte një tubim elektoral në Drenicë, ku theksoi rolin historik të kësaj komune në momentet më të rëndësishme të Kosovës dhe bëri thirrje për ndryshim në zgjedhjet e 7 qershorit.

Duke folur para qytetarëve, Hamza tha se Drenica ka qenë gjithmonë vend i qëndresës, i mikpritjes dhe i kthesave të mëdha historike për vendin.

“Në Drenicën heroike, në vendlindjen time. Këtu i është thënë STOP padrejtësive dhe nga këtu ka filluar kthesa historike. Sot, këtu i themi STOP krizës duke i prirë marshit për ndryshimin e Kosovës”, u shpreh Hamza.

Ai vlerësoi traditën e mikpritjes dhe bujarisë së Drenicës duke theksuar se kjo trevë ka ditur gjithmonë të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e saj përballë çdo sfide.

“Drenica është vend i mikpritjes dhe bujarisë, ku çdo shqiptar e ka derën gjithmonë të hapur. Por, ky vend është edhe vend i rezistencës, që i ka qëndruar përballë çdo pranie të imponuar me forcë”, tha ai.

Hamza theksoi se historia dhe roli i Drenicës në rrugëtimin e Kosovës nuk mund të zbehen apo të ndryshohen nga askush.

“Këtë histori nuk mund ta ndryshojë askush, as nga brenda e as nga jashtë. Bashkë, gjithmonë bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën”, përfundoi Hamza.

Tubimi në Drenicë është pjesë e fushatës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit, nën sloganin “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 583)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 293)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (340)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com