Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, pak para nisjes së seancës së dytë tha se Kosova sot gjendet përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Sipas tij përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme është shkelje flagrante.
“Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik”, ka shkruar Hamza.
