DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen

15 Tetor 2026
A A
Hamza pret që presidentja ta dekretojë pa vonesa ligjin për Specialen
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në shkallën e Apelit, është një hap i mirë.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hamza bëri të ditur se para dy ditësh është takuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas diskutimeve të tyre është miratuar themelimi i këtij grupi punues.

Ai theksoi se mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë, duke shprehur besimin se presidentja do ta dekretojë ligjin brenda afatit.

“Sot jemi në ditën e fundit të afatit ligjor të Kuvendit për ta proceduar këtë ligj të presidentja për dekretim. Besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretojë pa vonesa. Mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi edhe ndaj brezave që e kanë trashëguar lirinë. Unë dhe kryeministri jemi takuar përsëri para dy ditësh dhe si rrjedhojë e diskutimeve dje është miratuar themelimi i grupit punues për strategji shtetërore për mbrojtjen e UÇK-së në shkallën e Apelit, ky është hap i mirë. Na duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së foli edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ato nuk janë bërë për të fituar pëlqimin e dikujt, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimet e palëve.

Sipas tij, nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës nuk duhet të jenë arsye për shqetësim, por vëmendja duhet të përqendrohet te trajtimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale. Kosova nuk ka deleguar sovranitetin e vetë, as Dhomave të Specializuara, as askujt tjetër. Ky Kuvend dhe deputetët e tij si përfaqësues të popullit e kanë të drejtën e vetë të hartojnë e miratojnë çfarëdo ligji që e konsiderojnë të rëndësishëm për të mbrojtur vlerat tona dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst nëse dikush shqetësohet, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në Hagë jo për nismat ligjore të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com