Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të marrë në Hagë.
Hamza në një postim në rrjete sociale ka shkruar se gjatë vizitës u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij, duke theksuar se ato nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë.
