DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kosova po i pret bijtë e saj me krenari

16 Dhjetor 2025
A A
Hamza viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Kosova po i pret bijtë e saj me krenari
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër thotë se Thaçi, Veseli dhe të tjerët janë me shëndet të mirë dhe optimistë, duke paralajmëruar se “do t’i gëzojmë më 28 dhjetor”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kandidat i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar për vizitë në Hagë, ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së dhe të Kosovës.

Pas vizitës, Hamza ka bërë të ditur se i ka gjetur ata me shëndet të mirë dhe me moral të lartë, duke theksuar se procesi gjyqësor po shkon drejt fundit dhe se pret një përfundim të drejtë. Ai ka vlerësuar se zvarritjet nuk i shërbejnë as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare.

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shtuar se Kosova po i pret bijtë e saj me krenari dhe se liria ka emrat e tyre. Në fund të mesazhit të tij nga Haga, Hamza ka bërë të ditur se u ka premtuar atyre se do t’i gëzojnë më 28 dhjetor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 912)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com