DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj flet për sigurinë: Në mandatin qeverisës 2026-2029 duhet ndarë 2 miliardë e 160 milionë euro

10 Shtator 2025
A A
AAK-së i bashkohet Shkelzen Komoni, kirurg maksillofacial
Share on Facebook

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i bëri një vështrim mjeteve buxhetore që po investohen në fushën e sigurisë. Ai tha se gjithsej në mandatin qeverisës 2026-2029 duhet ndarë 2 miliardë e 160 milionë euro.

Sipas të dhënave nga buxheti i vitit 2025, GDP është vlerësuar në 11 miliardë e 83 milionë euro. Për vitin 2026 rreth 12 miliardë, për vitin 2027 rreth 13 miliardë dhe për vitin 2028 dhe për vitin 2029 nuk ka vlerësime, por sipas kësaj dinamike pritet të jetë rreth 14 miliardë në vitin 2028, përkatësisht 15 miliardë e 200 milionë në vitin 2029.

Sipas buxhetit për vitin 2025, për mbrojtje janë ndarë 207,8 milion euro ose 1.87% e GDP. Për vitin 2026 janë paraparë 212,7 milionë ose 1.77% e GDP, për vitin 2027 janë paraparë 218,8 milion euro ose 1.68% e GDP, për vitin 2028 sipas kësaj dinamike 238 milionë ose 1.7% dhe në vitin 2029, 250 milionë ose 1.7% e GDP.

Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029, Qeveria Kurti në largim parasheh 920 milionë euro buxhet për mbrojtje.

Nëse i përmbahemi rregullit të ndarjes për mbrojtje 4% të GDP vjetore, atëherë për mbrojtje duhet ndarë këtë shumë nga buxheti: në vitin 2026 rreth 480 milionë euro, në vitin 2027 rreth 520 milionë euro, në vitin 2028 rreth 560 milionë euro dhe në vitin 2029 rreth 600 milionë euro.

Gjithsej, në mandatin qeverisës 2026-2029 duhet ndarë 2 miliardë e 160 milionë euro.

Po ashtu, të veprohet me urgjencë në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent dhe Zjarrfikësve, për identifikimin e të gjitha podrumeve por edhe hapësirave tjera private për shndërrim të tyre në strehimore, që do të shërbenin në situata kritike të sigurisë.

Është e pafalshme vonesa në nisjen e prodhimit të municioneve dhe predhave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 539)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 185)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com