Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, se me qëllim e kanë lënë të skadojë afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
“Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu me qëllim ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues. Certifikimi i rezultateve ka ndodhur para më shumë se një muaji, diku rreth 40 ditë, dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim që do të ishte përgatitje për seancën e parë”, ka deklaruar Haradinaj.
