DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit

28 Tetor 2026
A A
Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit
Share on Facebook

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbiemri i familjes Haradinaj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, po përdoret pasi Aleanca nuk i është nënshtruar regjimit të Kurtit.

Së fundmi në opinion është aluduar se i dyshuari për vrasjen e Zekajt dhe vëllai i tij, ish-bashkëshorti i Arlindës, ishin konsideruar “të fortë” nga viktima për shkak të lidhjeve me Haradinajt.

Sipas Haradinajt kjo ndërlidhje po bëhet nga regjimi i Kurtit nga frika se qytetarët do të dalin në protesta, por ka thënë se do i mbështesin ata nëse vendosin ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne kemi bërë kujdes mos ta keqpërdorim tragjedinë e askujt dhe kemi ruajtur vlerën dhe dinjitetin e familjes shqiptare. Sulmet që bëhen ndaj nesh nuk kanë të bëjnë me emrin dhe mbiemrin tim por kanë të bëjnë me faktin se Aleanca nuk i nënshtrohet regjimit. Ata duke e parë që ne nuk nënshtrohemi, po përdorin sulme të ndryshme, shpifje të ndryshme ndaj nesh nga frika se qytetarët do të dalin në rrugë për të gjitha këto të padrejta që po i bëhen qytetarit të vendit. Po nëse qytetarët dalin në rrugë ne do t’i mbështesim. Por, asnjëherë nuk do t’i nënshtrohemi regjimit të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Haradinaj tutje ka thënë se si subjekt politik dhe parti opozitare vazhdimisht e kanë ngritur zërin si për çështjen e energjisë, ashtu edhe për ndërhyrjet në Prokurori e Gjyqësor.

“Kryetari Gjini dhe Aleanca s’u bënë pjesë e lojërave në takime me Kurtin. Aleanca ka kërkuar interpelancë për situatën me energji, për abuzimet me tregti me energji. E kemi ngritë zërin në vazhdimësi për tenderat njëburimor. E kemi ngritë zërin për ndërhyrjet në Prokurori e Gjyqësor dhe të gjitha institucionet e pavarura të vendit. Me të drejtë e ngrisim zërin edhe për rastin e vrasjes së një nëne”, ka thënë Haradinaj duke iu referuar vrasjes së Arlinda Zekajt.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com