DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haradinaj: Pres që opozita t’a krijon Qeverinë, Kurti është agjent i Serbisë

11 Prill 2025
A A
Haradinaj për Kurtin: Ky është e keqja, na la pa NATO, SHBA e BE

Kosovo Prime Minister Ramush Haradinaj speaks during an interview with the AFP, in Pristina on January 25, 2019. - A deal between Serbia and Kosovo is possible this year but cannot include border changes, Kosovo's premier Ramush Haradinaj told AFP in an interview, warning that territory swaps could revive old demons in the war-scarred Balkans. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Share on Facebook

Keyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke folur për krijimin e Qeverisë tha se të njëjtit (VV-ja) e kanë të drejtën për me formu shumicën dhe nëse dështojnë ju vjen radha të tjerëve.

Ai tha se pret që opozita t’a formojë Qeverinë.

“Ata e kanë të drejtën kushtetuese,VV-ja,  munden me përshpejtu krijimin e Parlamentit, munden me apliku të drejtën e tyre për të kriju shumicën. Nëse e krijojnë me vazhdu me punë, nëse jo, vjen radha e të tjerëve…edhe ajo është kushtetuese, është pjesë e demokracisë tonë. Unë pres që opozita t’a krijon Qeverinë po pa vonesa dhe i bëj thirrje atyre që po pengojnë po vonojnë… mos të vonojnë më shumë, me këtë rast Kurtit dhe klikës së tij” tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me deklaratat që vijnë nga VV-ja ” Qeveri të Vetëvendosjes ose zgjedhje”… Haradinaj pati këtë përgjigje.

“Gradualisht po shkojnë duke i shfaq dobësitë e veta. Psh dikur na thonin se do t’i kenë 500 mijë vota, edhe aplikonin një qasje përjashtuese, fyese, edhe arrogante. Ditën e zgjedhjeve u vërtetu që kanë 10 deputetë më pak sesa zgjedhjet paraprake, pastaj ata e menduan se ata janë aq të plotfuqishëm sa që të gjithë do të vrapojnë pas tyre, e rezultoi se ka plot që s’janë të interesuar me qeveris me VV-në. Së fundmi ata për kërcënojnë që nëse nuk qeverisni me ne, nuk na mbështetni ne ta udhëheqim qeverinë e vendit, ju qojmë në zgjedhje. Kjo nuk e frikëson AAK-në por ajo çfarë është e keqe është “pse me e qu vendin në zgjedhje?….sikur vendi mos të kishte alternativë kushtetuese dhe ligjore, në rregull, por ekziston alternativa kushtetuese kur smundet t’a bëjë i pari eksiton mundësia ta bëjë i dyti me Kushtetutë të kosovës, me ligjet tona. Këtu është ajo që Vetëvendosje nuk po respekton as Kushtetutën e vendit, kur flet kështu. Ata smunden me u bë vetë Kushtetuta dhe me u ngrit mbi ligjet e vendit. Unë preferoj zgjedhjet si opsion…nëse duhet me qeveris VV ose zgjedhjet, unë preferoj zgjedhjet edhe AAK-ja i preferon zgjedhjet por ka mundësi…Kushtetuta na ka dhënë mundësi me i kriju institucionet edhe nëse i pari s’i krijon” deklaroi Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘Serbia po tenton t’i shantazhojë disa deputetë të minoriteteve’, Haradinaj tha se edhe kjo është dobësi e tij dhe se i njëjti është Agjent i Serbisë.

“Kjo është shenjë e dobësisë së Kurtit dhe të Qeverisë së tij. Realisht Kurti është agjend i Serbisë dhe i Rusisë sepse ka zbatu agjendën ruse dhe serbe edhe kurptohet që ndikimet e mekanizmave të fuqishëm ndërkombëtar janë gjithkund ….ne shohim përpjekje për ndryshime në Serbi, shohim përpjekje për ndryshime në Kosovë… e Kurti zakonisht pra i reflekton pikërisht pasojat e asaj se kush është, ai na ka rrit fuqinë e Serbisë deri në këtë masë në Kosovë, Kurti ka qeveris katër vjet të plota, me mandat të pltoë, i pavarur nga asnjë parti tjetër shqiptare, dhe pas katër viteve të plota rezulton se qenka rrit fuqia e Serbisë mbi deputetët jo-serbë, që unë nuk besoj se deputetët jo-serbë janë nën ndikimin e Serbisë. Unë besoj fuqishëm se ata deputetë jo-serbë që nuk e pëlqejnë qeverisjen Kurti, ka ndikim Serbia tek ato, mund të kemi ne shqiptarët” tha Haradinaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 737)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 990)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (194)
  • Sport (457)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com