Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit me armë zjarri që pësoi të enjten e kaluar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Sipas mjekëve të QKUK-së, gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna, i kyçur për aparatura mjekësore.
Vitija u qëllua nga persona të maskuar, të cilët janë ende në arrati dhe policia vazhdon hetimet për arrestimin e tyre
