DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu homazhe në Shtuticë: Vrasjet e foshnjave, grave e pleqve, dëshmi e gjenocidit të Serbisë

30 Prill 2026
A A
Haxhiu homazhe në Shtuticë: Vrasjet e foshnjave, grave e pleqve, dëshmi e gjenocidit të Serbisë
Share on Facebook

Sot shënohet përvjetori i rënies se 280 martirëve nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.E në Shtuticë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, nderuan të rënët.

Para mediave, Haxhiu tha se vrasjet e foshnjave, fëmijëve, vajzave, grave, pleqve, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“27 vjet më parë, Gllobari, Verboci, Shtutica, Tersteniku, Baksi, Polluzha dhe fshatrat tjera të Drenicës u përballën me sulmin e forcave okupatore serbe. 276 civilë të paarmatosur e të pafajshëm u masakruan. Disa prej trupave u dogjën, e disa të tjerë u dërguan në Rashkë të Serbisë me qellim që të fshihen gjurmët e krimit. Vrasjet e foshnjave, fëmijëve, vajzave, grave, pleqve, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha ajo.

Pos tjerash, Haxhiu nderoi edhe heroin Ilaz Kodra, bashkë me 41 ushtarët e UÇK-së që ranë për liri sot 27 vjet më parë.

“Më 30 prill 1999, pra në po atë ditë, në mbrojtje të civilëve të paarmatosur e të pafajshëm, ranë 42 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre edhe heroi Ilaz Kodra i cili udhëhoqi Brigadën 114. Sot ne nderojmë veprën e tyre sublime, nderojmë jetën e martirëve, dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Janë ata që neve sot na mundësuan lirinë, shtetin e Kosovës dhe Pavarësinë të cilën duhet ta nderojmë me punë të vazhdueshme”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 016)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com