DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu: Opozita s’e ka hallin te Lista Serbe, por te Vetëvendosja dhe Kurti

15 Prill 2025
A A
Haxhiu: Opozita s’e ka hallin te Lista Serbe, por te Vetëvendosja dhe Kurti
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kabineti qeveritar ka kryer të gjitha detyrat e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Ajo ka akuzuar opozitën se nuk ka shqetësim të vërtetë për Listën Serbe, por se hallin e ka me Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, pavarësisht se grupi parlamentar i VV-së ishte i gatshëm të merrte pjesë në seancë dhe të votonte raportin për betimin e deputetëve, opozita nuk e ka mbështetur atë.

Haxhiu e cilësoi si shqetësuese faktin që opozita nuk e përmend fare Listën Serbe, por përqendrohet vetëm në sulme ndaj VV-së dhe Kurtit, ndërkohë që Qeveria në detyrë ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ligjore.

“Si kabinet, i kemi kryer të gjitha detyrat dhe obligimet tona sipas Kushtetutës dhe ligjit. Siç edhe e dini, sot ishim të pranishëm në seancën e Kuvendit. Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ishte i gatshëm të merrte pjesë dhe të votonte raportin për betimin e deputetëve. Por ndodhi një situatë e paprecedent – opozita nuk e votoi raportin e komisionit të udhëhequr nga Artan Abrashi. Ajo që është shqetësuese, është se opozita nuk tha asnjë fjalë kundër Listës Serbe, por të gjithë e kanë hallin te Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Ata nuk e kanë hallin me Listën Serbe, por me ne. Tentojnë të vonojnë procesin dhe nuk janë të interesuar për krijimin e institucioneve”, ka thënë ajo, raporton EO.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com