DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu paralajmëron Gjykatën Kushtetuese: Nuk keni kompetencë të gërmoni në themelet e Kushtetutës, shteti s’është peng i Listës Serbe

10 Shtator 2025
A A
Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu
Share on Facebook

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka folur në një konferencë për media, për komentet që VV-ja i ka dërguar në Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe.

Haxhiu ka thënë se asnjë parti, as komunitetet, nuk e kanë të drejtën e bllokimit të shtetit.

“Kjo konferencë ndërlidhet me komentet që kemi dërguar dje në Gjykatën Kushtetuese. Së pari dua të theksoj këtu për të gjithë qytetarët se shteti ynë është shtet unitar, dhe jo shtet multietnik. Ky model është rregullator i republikës tonë demokratike. Në shtetin tonë të shpallur të pavarur në vitin 2008, asnjë grup etnik, nuk e ka të drejtën e vetos mbi organet tona që konstituojnë republikën. Ne qytetarët jemi palë të barabarta. Pakoja e Ahtisarit që i parapriu Kushtetutës, ka dhënë vende të rezervuara, por jo të drejtë të vetos në konstituim. Siç thotë edhe Këshilli i Evropës, mekanizmat e kuotave etnike, bartin rreziqe që pakica ta dominojë shumicën. Kushtetuta e Kosovës në mënyrë të qëllimshme ka shmangur krijimin e një fuqie bllokuese. Kjo ka garnatuar deri më sot funksionalitetin e institucioneve, dhe ka evituar vështirësitë si një Bosnje. Çdo hap tjetër do të përbënte zgjerim të paketës së Ahtisarit, kjo nuk duhet të ndodh asesi, duhet të kundërshtohet nga të gjithë. Gjykata Kushtetuese nuk e ka këtë kompetencë që të gërmojë në themelet e Kushtetutës, që ta ndryshojë apo shtojë diçka”, tha Haxhiu.

“Kosova është shtet sovran i pavarur. Funksionimi i institucioneve është kusht i domosdoshëm. Asnjë parti, as parti komuniteteve nuk mund të pengojnë apo bllokojnë institucionet shtetërore. Sidomos për qëllime politike. Është e papranueshme që Lista Serbe, që nuk e njeh Kosovën, të përdorë vendet e rezervuara, si mjet për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo përbën kërcënim për stabilitetin institucional. Përfaqësimi i komuniteteve nuk duhet të shndërrohet në mjet bllokade. Andaj institucionet, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, kanë përgjegjësi të sigurojnë që asnjë parti, sidomos te Lista Serbe që nuk e njeh Republikën e Kosovës, asesi nuk duhet të ketë mundësi të pengojë procese demkratike”, tha më tutje ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com