DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu: Vetëvendosje e qartë për konstituimin e Kuvendit, opozita me qëndrime të paqarta

21 Maj 2025
A A
Prishet një veturë qeveritare, Behrami ironizon: Kryeministrit s’po i ecë, as me koalicione, as me kerre
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, duke theksuar se i takon kësaj partie të propozojë kryetarin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo kritikoi opozitën për mungesë qëndrimi të qartë dhe sipas saj, opozita nuk e është e qartë se çka do.

“Nuk po propozohet kandidati për kryetar të kuvendit por komisioni për votim të fshehtë. Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çka do, do që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdojmë me hapa të tjerë për formimin e qeverisë, pastaj janë 15 ditë që të votohet qeveria. Nuk është e qartë se çka do opozita, kanë qëndrime të ndryshme është e qartë që kanë preferenca ne bazohemi në të drejtat kushtetuese. I takon VV-së për propozimin e kryetarit të kuvendit.

“Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë qeverinë. Nuk jemi këtu për të pëlqyer njëri-tjetrin, por për të vepruar sipas Kushtetutës”, u shpreh Haxhiu.

“Nëse vazhdojmë me preferenca siç do opozita, atëherë do të kemi kryetar që i pëlqen opozitës, dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese. Situata është e qartë. Qëndrimi i Vetëvendosjes dihet. Ka tashmë plan për të penguar konstituimin e Kuvendit, por mendoj se është vendim i gabuar. Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin e ta formojmë qeverinë”, ka thënë Haxhiu.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com