DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi guximin për të qenë i drejtë

12 Qershor 2025
A A
Haxhiu: Vetëvendosje nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi guximin për të qenë i drejtë
Share on Facebook

Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, foli në tribunën e organizuar me rastin e njëzetvjetorit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vënë në pah parimet mbi të cilat është ndërtuar kjo lëvizje dhe rolin që ka pasur në ndërgjegjësimin shoqëror e politik, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se Vetëvendosje ka ruajtur vazhdimisht orientimin drejt interesit publik dhe ka qenë një zë i fuqishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore.

“Si Vetëvendosje jemi ndërtuar, jo si mjete për pushtet, por si mjete për ndërgjegjësim. Vetëvendosje ka insistuar në lidhjen e ngushtë mes qytetarit dhe politikës. Nuk është ndërtuar mbi interesa personale. Mbi guximin për të qenë i drejtë edhe atëherë kur është shumë i vështirë. Një tjetër është roli i Vetëvendosjes në thyerjen e paragjykimeve gjinore”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se kjo lëvizje ka sfiduar bindjet e vjetra për politikën dhe organizimin qytetar në Kosovë.

Ai theksoi se Vetëvendosje është dëshmi se një organizatë që vjen nga baza mund të arrijë sukses të madh, pavarësisht mungesës së mbështetjes nga qarqet e fuqishme.

“Lëvizja Vetëvendosje ka thyer shumë mite, një prej tyre është se një organizatë që vjen nga baza nuk mund të ketë sukses po nuk pati mbështetje nga të fortit, nga të mëdhenjtë. Realisht tek ne nuk e kemi pasur atë. Siç thash më herët jemi luftuar pothuajse nga të gjithë, por për shkak të vullnetit e punës së jashtëzakonshme, e sakrificave ne jemi ku jemi. Dhe jemi shembull për shumë organizime edhe në mbarë botën dhe për suksesin por patjetër edhe për kreativitetin”, përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com