Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për diskriminim të rajonit të Anamoravës.
Ai ka bërë me dije se për 6 vjet Albin Kurti e përjashtuar Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haziri ka treguar se si ëshët trajtuar ky rajon nga qeveria aktuale.
“Për 6 vjet, Albin Kurti e përjashtoi Gjilanin dhe Anamoraven nga investimet – ku prekën, e shkretuan! Për më keq, ai i ndali 114 milionë investime të zotuara nga ne. Per 4 vite, bedeli i tij në Gjilan dështoi edhe në një projekt të vetëm. Projekti quhet rizhvillimi i Bulevardit “Ibrahim Rugova”. Pse në asnjë rast nuk e permendët?! A keni tregu se çka bëni me shtatoret e Mulla Idriz Gjilanit, Kadri Zekës e Ramiz Cernices? Ku zhvendosen dhe pse duhet të zhvendosen? Nuk bëhet hajgare me qyetarët e gjallë e kurrë me shtatoret e kolosëve të vendit”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“E tani? Tani më 1 shtator në vend që fëmijët dhe prindërit të gëzohen me çerdhe të reja, hapësira shkollore apo vetë librat e garantuara, ata zgjodhen të mashtrojnë prapë. Para Kuvendit, filluan inagurimin e rizhvillimit të një copë qendre në kundërshtim me PZHK-në dhe planet urbane. Pa leje pune dhe pa buxhet të garantuar, premtuan tunel nëntokësor në zemër të qytetit. Për më keq, paralajmëruan pa leje pune, pa leje rrënimi e ndërtimi, që vazhdojnë me mashtrim. Duam Autostradën, Impinantin për trajtimin e ujërave të zeza, rrugën e Prishtinës, Parkun e Paqes, çerdhen në “Arbëri”, rrugen për Viti, rrugën e Kumanovës e shumë projekte tjera, të cilat i ndaluat në zbatim. Duhet të jepni llogari, përse nuk i keni bërë. Pse e dëmtuat deri në stërkeqje rrugën “Adem Jashari” dhe “Hamdi Kurteshi”? Ku keni prek, keni shkretu dhe e keni kthy Gjilanin në grope të zezë financiare e avari adminsitrative. Këto janë vepra penale që nuk mund t’i shpëtoni me kohë”, ka shkruar ai, duke thënë se kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit është shpresë për qytetarët e kësaj komune.
“Mos ta harrojmë Stadiumin e Qytetit, i cili do të duhej të ishte i gatshëm tashmë për Ligën e Konferencës. Mashtrimi nuk kalon! Gjilanasit u dhanë një copë besimi, por e nëpërkëmbët për toke. Arberi po vjen. LDK, më 12 tetor, besë e shpresë!”, ka shkruar ai.
