DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hill: Kosova s’po bashkëpunon – dialogu me Serbinë në qorrsokak

9 Dhjetor 2025
A A
Hill: Kosova s’po bashkëpunon – dialogu me Serbinë në qorrsokak

Beograd 12.10.2023. Bezbednosni forum, panel, u hotelu Hajat Foto: Filip Krainčanić/Nova.rs

Share on Facebook

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill ka komentuar nëse kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dëmtuar procesin e dialogut me Serbinë.

Ai deklaroi se përgjigjen e plotë për këtë duhet ta japë vetë Kurti, por vuri në dukje se situata aktuale tregon stagnim dhe mungesë përparimi.

“Vështrimi im është se ne aktualisht jemi duke folur jo për njohje të ndërsjellë, por jemi duke folur për një lloj normalizimi dhe çdo lloj normalizimi duhet të përfshijë disa të drejta për minoritetet të cilat jetojnë aty. Dhe aktualisht është një minoritet i vogël serb, pra nevojitet të ketë fokus në dëshirat e minoriteteve dhe si mund t’ua japësh të drejtat minoriteteve pa thyer parimet e tua, dhe për diçka të tillë duhet punuar më fortë”, tha Hill.

Ai kritikoi mungesën e përparimit në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke ironizuar udhëtimet e pafrytshme të negociatorëve.

“Është e dhimbshme për mua të shikoj negociatorë të BE të cilët janë duke shkuar në tërë Europën, duke çuar dëm karburantin e avionëve teksa udhëtojnë dhe nuk arrijnë që t’i sjellin së bashku njerëzit, t’i bashkojnë njerëzit. Unë mendoj se ka pasur një mundësi të mirë, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje dhe me sinqeritet mund t’ju them se bota është duke e parë këtë gjë por nuk është se janë dhe shumë të interesuar”, tha ai.

Hill kujtoi se dialogu i nisur me dakordimin e ShBA-së synonte angazhimin e dy palëve në një sërë temash, por sipas tij Kosova duhet të tregojë më shumë vullnet dhe bashkëpunim.

Ai paralajmëroi se perceptimi aktual në Uashington nuk është në favor të Prishtinës.

“Pra, në vend që të përpiqemi që t’i kthejmë të gjithë mbrapsht për çështjen e Ballkanit në vitin 1991, mendoj se do ishte më mirë të kishim më shumë përpjekje për të folur për këto situata të cilat janë me vlerë për ne. Pra kur Shtetet e Bashkuara ranë dakord, dhe kjo ishte pasi unë u largova nga Serbia, kur u vendos për këtë dialog të ndërsjellë, unë i pashë këto deklarata sepse diplomatët amerikanë do të uleshin aty me serbët dhe do të diskutonin një larmi çështjesh dhe Kosova duhet të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë aktualisht është një perceptim se Kosova nuk është duke punuar me ne, dhe kur ti ke një perceptim të tillë, gjithçka tjetër është shumë e vështirë për t’u ndryshuar”, deklaroi Hill.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 578)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 269)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com