DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Historia nuk ndryshohet me interpretime

24 Korrik 2026
A A
Historia nuk ndryshohet me interpretime
Share on Facebook
Nga Kristaq Porodini

Nuk jam kompetent të bëj historinë e marrëdhënieve shqiptare-jugosllave mbas vitit 1945, sepse ato kanë evoluar në vite sipas konjukturave gjeopolitike, por për periudhën mbas vitit 1979 e deri më 1991 mund të them me përgjegjësi se konkluzionet e këtij shkrimi të z. Dashnor Kaloçi janë të pavërteta dhe antihistorike.

Po rreshtoj për lexuesin disa fakte të thjeshta, si bashkëkohës e specialist për atë periudhë.

Në vitin 1979, në aparatin e KQ të PPSH u krijua një sektor politik që trajtonte dhe orientonte të gjitha institucionet e shtetit shqiptar për problemet e Kosovës. Në krye të këtij sektori ishte Ajet Haxhiu (shqiptar i Kosovës i ardhur në Shqipëri në vitin 1948). Sektori drejtohej nga Ramiz Alia. Ky sektor mbështetej mbi platformën e shkruar me dorë dhe të firmosur nga E. Hoxha (origjinali nuk gjendet në arkiv, por ai material ruhet…). Thelbi i kësaj platforme politike ishte që të gjitha institucionet e shtetit shqiptar të luftonin për realizimin e objektivit politik “Kosova Republikë” brenda Federatës Jugosllave.

Në bazë të këtij orientimi politik u realizua ajo hapje e gjerë e shkëmbimeve kulturore, të asambleve, teatrove, pedagogëve etj., që shërbyen e mbajtën gjallë frymën kombëtare në Kosovë në ato vite. Ishte po ky orientim politik që dominoi në kërkesën e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë.

Mbi bazën e kësaj platforme, në një farë mënyre, u orientuan edhe organizatat patriotike brenda e jashtë Kosovës, LPK, si dhe UÇK-ja e drejtuesit e saj.

Kjo është e vërteta historike. Çdo gjë tjetër është e qëllimshme për të dezinformuar opinionin publik.

Nëse autori i këtij shkrimi dëshiron të shtojë njohuritë për këtë periudhë, ka akoma gjallë dëshmitarë të së vërtetës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 642)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 509)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (169)
  • Shpallje (1)
  • Sport (380)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com