DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë, ndahen 15 milionë euro

15 Tetor 2026
A A
Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë, ndahen 15 milionë euro
Share on Facebook

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për vitet 2026–2027 synon të ndihmojë familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje financiare. Thirrja për aplikim pritet të hapet së shpejti.
Ministri Andin Hoti ka nënshkruar vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2026–2027.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Sipas ministrisë, vendimi përcakton kriteret që duhet të plotësojnë familjet për të përfituar nga ky program, mënyrën e aplikimit, llogaritjen dhe pagesën e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve.

“Përmes këtij vendimi përcaktohen kriteret për përfitim, mënyra e aplikimit, llogaritja dhe pagesa e subvencionit, si dhe procedurat për shqyrtimin e aplikacioneve dhe verifikimin e të dhënave të aplikuesve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për zbatimin e programit, Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro. Këto mjete synojnë të mbështesin familjet në gjendje të cenueshme ekonomike, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve për energjinë elektrike.

Megjithatë, data e saktë e hapjes së thirrjes dhe hollësitë për mënyrën e aplikimit ende nuk janë bërë të ditura.

Ministria ka njoftuar se qytetarët do të informohen me kohë për hapjen e aplikimit dhe procedurat që duhet të ndjekin për të përfituar nga programi.

“Thirrja për aplikim do të hapet së shpejti. Për datën e hapjes dhe mënyrën e aplikimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com