DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoti për kritikat nga Kica-Xhelili: Qasja e saj dëshmon mungesën e kulturës demokratike

11 Prill 2025
A A
Hoti i përmend premtimet e VV-së në infrastrukturë që nuk u realizuan
Share on Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për kritikat ndaj tij nga disa zyrtarë të LDK-së, pas reagimit të tij për rezultatin zgjedhor.

Hoti tha se është e drejtë e secilit të shprehet, por sipas tij, disa prej atyre reagimeve nuk janë në frymën e LDK-së.

“Unë gjithashtu kam vërejtur se reagimet e tyre nuk kanë qenë ndaj argumenteve të mia për rezultatin e dobët zgjedhor. Tentoj të besoj se edhe kolegët e mi janë të bindur se mbyllja e debatit dhe ikja nga përgjegjësia nuk i shërben LDK-së”.

“Përkundrazi, e pengon LDK-në të konsolidohet për të kthyer besimin e qytetarëve. Ne jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe duhet të dalim para qytetarëve me besim e me sinqeritet, duke ua bërë me dije se e kemi kuptuar mesazhin që na dhanë më 9 shkurt 2025, siç bëmë edhe në vitin 2021”, tha Hoti për Nacionalen, Hoti u pyet nga Nacionale se cili është qëndrimi i tij për kritikat e nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelilit, e cila e ka renditur atë në grupin që është kundër reformave në LDK, duke thënë se “kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike”.

“Përgjigjen besoj se e dhashë më lartë. LDK-ja, si parti e fjalës së lirë, nuk guxon të kthehet në një parti ku sulmohet kritika e mendimi ndryshe. Kjo qasje dëshmon mungesën e kulturës demokratike dhe përbën deformim të vlera politike të LDK-së. Një mentalitet i tillë nuk duhet të bartet në shtëpinë e demokracisë politike në Kosovë – LDK”.Thirrja ime është për reflektim për rezultatin zgjedhor, siç kemi reflektuar në vitin 2021. Thirrja ime është për të marrë përgjegjësi politike, siç kemi marrë përgjegjësi në vitin 2021. Thirrja ime është për veprim, siç kemi vepruar në vitin 2021”, tha Hoti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com