DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen

20 Gusht 2026
A A
Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Share on Facebook

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se armët e gjetura dhe të konfiskuara së fundmi në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut mund të kenë lidhje me masakrën ndaj të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”.

Gjatë një konference për media, ku u ekspozua një pjesë e armatimit të sekuestruar në këtë zonë, Hoxha tha se ekziston dyshimi se disa prej këtyre armëve mund të jenë përdorur në rastin e vrasjes masive. Megjithatë, ai theksoi se kjo duhet të vërtetohet përmes ekzaminimeve forenzike.

“Normal që këto janë dyshimet tona që pjesë të këtyre armëve që janë të ekspozuara mund të kenë qenë të përfshira në rastin e vrasjes masive te rasti i Grupit të Intelektualëve, mirëpo këto mbeten për t’u verifikuar pas ekzaminimeve që do të bëhen në laboratorët e Kosovës, por edhe të dërgohen jashtë nëse ka nevojë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se të gjitha armët e sekuestruara do të ekzaminohen një nga një, në mënyrë që të përcaktohet nëse kanë qenë të përfshira në ndonjë prej rasteve kriminale të hetuara.

“Këto janë armë ilegale të gjitha dhe do të ekzaminohen një nga një derisa të vijmë te rezultati konkret”, deklaroi drejtori i Policisë.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ekzaminimi i armatimit do të bëhet me prioritet dhe në bashkëpunim me hetuesit e Policisë.

Sveçla bëri të ditur se armatimi do të dërgohet në Agjencinë e Forenzikës menjëherë pas përfundimit të konferencës, me qëllim që rezultatet të sigurohen sa më shpejt.

Ai tha se nëse ekzaminimet shkencore konfirmojnë lidhjen e armëve me masakrën, institucionet do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Patjetër që policia do të ndërmarrë hapat e nevojshëm, qoftë në hetim apo edhe në sjelljen para përgjegjësisë të cilitdo që është i përfshirë në këtë masakër dhe ne do të njoftojmë menjëherë publikun”, tha Sveçla.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 693)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com